Skip to main content
European School Education Platform

Kodi i Sjelljes eTwinning

A. Parimet kryesore

 

Cdo eTwinner dhe ngjarjet, mesazhet, postimet, materialet e projekteve të tyre dhe çdo gjë e publikuar në zonën eTwinning duhet t'i përmbahen dhe të respektojnë parimet kryesore të mëposhtme, në përputhje me Vlerat Themelore dhe Parimet e përgjithshme të Bashkimit Evropian.

 

- Ji gjithëpërfshirës. Mendimet dhe pikëpamjet e secilit janë gjithnjë të mirëpritura dhe të lejuara brenda kufijve të përcaktuar në këtë Kod të Sjelljes. eTwinners inkurajohen të shikojnë përtej këndvështrimit të tyre, të lidhen me kultura të ndryshme dhe të tregojnë ndjeshmëri kur përfshijnë eTwinners të tjerë në ngjarjet, projektet, grupet dhe aktivitetet e tyre të rrjetit - si në internet ashtu edhe në vend. eTwinning nxit mirëkuptimin, ndjeshmërinë dhe hapjen ndaj njëri-tjetrit me qëllim që ta bëjë komunitetin një hapësirë të sigurt, pa ngacmime.

 

- Ji respektues. Anëtarët e komunitetit të eTwinning duhet të jenë të respektueshëm kur merren me bashkëmoshatarët e tyre dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Respektimi i njerëzve të tjerë, dhe veprimtaritë e tyre në këtë platformë, dhe dujke supozuar që veprimet e tyre janë të motivuara nga qëllime të mira, do t'i bëjnë eTwinners-at jo vetëm që të ndjehen të qetë dhe të sigurt, por edhe të motivuar dhe produktivë. eTwinners-i nuk mund të fyejë ose të hedhë poshtë të tjerët, ose të nxisë dhunë ndaj njerëzve bazuar në racën, përkatësinë etnike, origjinën kombëtare, fenë, orientimin seksual, ose gjininë, dhe / ose si anëtar i një vendi, grupi ose pakica.

 

- Ji tolerant. Mosmarrëveshja është e pashmangshme, herë pas here. Toleranca për pikëpamjet e të tjerëve nxit qasjen pragmatike të inkurajuar në këtë komunitet. E rëndësishme është të kërkojmë zgjidhje konstruktive për mosmarrëveshjet dhe pikëpamjet e ndryshme, gjithmonë brenda kufijve siç përshkruhet dhe përcaktohet në këtë Kod të Sjelljes, dhe të pranojmë që disa raste mund të përfundojnë në "dakordësi për të mos rënë dakord".

 

- Jini të sjellshëm dhe miqësorë në të gjitha format e komunikimit - veçanërisht në komunikimin në distancë, ku mundësitë për keqkuptim janë më të mëdha. Të jesh i sjellshëm do të thotë të jesh i vetëdijshëm dhe të respektosh ndjenjat e njerëzve të tjerë dhe ta tregosh atë. Si shtëpi e të gjithë eTwinners-ave, zona eTwinning e Platformës Evropiane të Edukimit të Shkollave është hapësira në internet ku ata mund të shprehen lirshëm, të shkëmbejnë lehtësisht dhe të përpunojnë me kujdes idetë dhe mendimet e tyre dhe të trajtojnë në mënyrë të barabartë ato të eTwinners-ave të tjerë. Kjo do të thotë të bëjmë më të mirë tonë për të zgjedhur me kujdes fjalët dhe përmbajtjen në ngjarje, materiale të projekteve, përshkrime, postime dhe mesazhe në mbledhje në internet dhe në vend.

 


B. Disa rregulla të cilave duhet t'i përmbahen të gjithë eTwinners-at

 

Për të lehtësuar të kuptuarit e asaj që lejohet dhe asaj që nuk lejohet në zonën eTwinning të platformës, eTwinning ka hartuar disa rregulla të cilat duhet të respektohen nga të gjithë eTwinners-at.

 

1. eTwinning nuk përdoret për qëllime tregtare. Është rreptësisht i ndaluar përdorimi i platformës për qëllime komerciale. Çdo kompani, iniciativë, event apo software me përmbajtje komerciale do të hiqet, gjithashtu dhe aksesi i tyre në platformë.

 

2. Asnjë kërcënim i drejtpërdrejtë, ngacmim apo shqetësim. eTwinning nuk toleron ngacmimin ose shqetësimin. Nëse jeni viktimë e ngacmimit kibernetik ose dikush po ju kërcënon ndërsa përdorni ndonjë prej hapësirave të eTwinning (publike dhe private), ju lutemi raportoni mesazhin ose kontaktoni Organizatën tuaj Mbështetëse. Jini të vëmendshëm që nëse dikush kapet duke ngacmuar apo shqetësuar anëtarët e tjerë të platformës mund të përjashtohet përgjithmonë nga eTwinning.

 

3. Pronësia intelektuale. Sigurohuni që përmbajtja që keni ngarkuar në platformë nuk shkel të drejtat e autorit. Përpara se të shpërndani ndonjë fotografi, video, dokument ose burime të tjera, ju lutemi, sigurohuni që i keni të drejtat për atë veprim.

 

4. Imitimi. ETwinners-at nuk mund të imitojnë individë ose grupe / organizata të tjera që ata nuk i përfaqësojnë në një mënyrë që ka për qëllim të mashtrojë, ngatërrojë ose gënjejë të tjerët.

 

5. Nxënësit (të mitur). eTwinning merr seriozisht privatësinë dhe sigurinë e studentëve. Shmangni postimin e fotove të nxënësve në profilin tuaj eTwinning, TwinSpace, Groups etj.

 

6. Informacionet private dhe të dhënat e ndjeshme. Mendoni për përmbajtjen që ju postoni në lidhje me të tjerët. Ju nuk duhet të ndani informacionin tuaj privat ose të eTwinners-ave të tjerë - të tilla si numrat e telefonit personal dhe adresat, detajet e kartës së kreditit ose informacione të tjera private - ose fotografitë dhe videot intime. Gjithmonë mendohuni përpara se të postoni!

 


C. “Netiquette”

 

eTwinners-at duhet të kryejnë ndërveprimet e tyre në internet profesionalisht, me edukatë dhe me respekt siç do të vepronin në ndërveprimet e tyre në jetën reale. Më poshtë janë disa shembuj se çfarë përdoruesit duhet dhe nuk duhet të bëjnë.

 

1. Përdorimi i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm i sistemit të mesazheve të brendshme. Shmangni dërgimin e shumë mesazheve drejt mësuesve me të cilët nuk jeni duke punuar. Përpara se të kontaktoni një përdorues: kontrolloni profilin e tij, kontrolloni nëse ata janë të gatshëm për të marrë pjesë në projekte; sigurohuni që mesazhi juaj të jetë i përshtatshëm. Mos dërgoni të njëjtin mesazh drejt shumë eTwinners-ave.

 

2. Shmangni spamming në forume. Forumet në zonën Networking të Platformës Europiane të Arsimit Shkollor mund të krijojnë mijëra mesazhe. Sigurohuni që mesazhi juaj të marrë parasysh temën përkatëse. Përpara se të publikoni një postim të ri, kontrolloni për të parë nëse ka mesazhe të tjera të rëndësishme për këtë temë dhe përgjigjjuni atyre. Na ndihmoni t’i mbajmë forumet të përshtatshtme për të përmirësuar bashkëpunimin!

 

3. Postoni vetëm komente përkatëse dhe të përshtatshme në postimet e njerëzve. Kur postoni një koment në profilin e dikujt tjetër, sigurohuni që ai është i përshtatshëm për atë përdorues. Komentet duhet të jenë individuale dhe të kenë lidhje me postimin e përdoruesit. Mos shkruani të njëjtin koment për shumë përdorues.

 

4. Shmangni kërkesat e kontaktit dhe ftesat e projektit të rastësishme. Shmangni kërkesat drejt eTwinners-ave për të qënë pjesë e kontakteve tuaja ose t'i bashkohen projektit tuaj pa një komunikim të mëparshëm. Sigurohuni të keni një numër kontaktesh të arsyeshëm dhe të menaxhueshëm në listën tuaj. Dëshironi të ndiqni përditësimet e dikujt? Atëherë ndiqeni atë.

 

5. Ftesë për dhomat e synuara. Shmangni të ftoni kontaktet tuaja në Dhomat që menaxhoni, përveç nëse jeni të sigurt që këta kolegë mund të marrin pjesë. Ftesa e rastësishme në Dhoma do të konsiderohet spam.

 


D. Shkelja e Kodit të Sjelljes

 

Cfarë mund të bëni nëse mendoni se një eTwinner nuk po e respekton Kodin e Sjelljes?

 

Në Komunitetin Mbështetës, ne bëjmë çmos për të mbrojtur njerëzit nga abuzimi në eTwinning, por si një bashkësi aktive dhe pluraliste, ne mbështetemi tek seicili eTwinner që të na ndihmoni të ruajmë qëndrimin pozitiv dhe të zvogëlojmë incidentet e padëshiruara. Prandaj, inkurajojmë eTwinners-at të raportojnë kur është e nevojshme.

 

Nëse hasni postime, ngjarje ose komente në Journals dhe Forums, merrni një mesazh privat ose shihni përmbajtje që është ofenduese, shkelen të drejtat e autorit, ose e shihni të papërshtatshëm, mund të përdorni butonin "raport" - nëse është i disponueshëm, përndryshe ju mund të kontaktoni Organizatën tuaj Mbështetëse - dhe të ndani arsyet tuaja për raportim. Mesazhi juaj do të trajtohet nga Organizatat Mbështetëse.

 

Cfarë ndodh nëse dikush nuk po respekton Kodin e Sjelljes?

 

Mosrespektimi i rregullave të përfshira në këtë Kod të Sjelljes përbën një shkelje të kushteve të tij dhe mund të rezultojë në heqjen e përkohshme ose të përhershme të çdo postimi ose materiali të ngarkuar nga eTwinners-i, në çdo kohë, pa njoftim paraprak. Në raste të tilla, autorët e materialeve dhe Organizata ep tyre Mbështetës do të informohen dhe do të jepen arsyet e heqjes. Përdoruesit që nuk respektojnë Kodin e Sjelljes gjithashtu mund të përjashtohen, përkohësisht ose përgjithmonë, nga eTwinning.

 

Në rast të polemikave, një vendim përfundimtar do të merret nga Komisioni Evropian, në emër të të cilit operon eTwinning.