Vëmendja tek Siguria e Fëmijëve në Internet
Për të mbrojtur fëmijët në botën digjitale kërkohet angazhimi i mësuesve, prindërve, kompanive digjitale, studiuesit dhe vetë të rinjtë. Ky angazhim mblodhi panelin e veçantë të sigurisë online të fëmijëve duke bashkuar të rinj dhe specialistë në fushën e shëndetit, psikologjisë, arsimit, të drejtave të fëmijës, teknologjisë dhe aftësive digjital, me qëllim diskutimin e metodave për mbrojtjen e kësaj grup-moshe.
Përgjatë muajve mars dhe qershor 2026, ky panel diskutoi tematika si kufijtë e moshës, platformat e krijuara me siguri të integruar, mirëqenien digjitale dhe mënyrat se si mësuesit dhe prindërit mund t'i asistojnë fëmijëve në përdorimin e mediave sociale, lojërave dhe inteligjencën artificiale në mënyrë të përgjegjshme.
Ne biseduam me Martën dhe Gabrielin, Ambasadorët e Rinisë të forumit “Better Internet for Kids” (BIK), dhe me Antonian, Presidente e COFACE “Families Europe”, për të dëgjuar mendimet e tyre mbi këtë tematikë dhe për të evidentuar gjetjet se si mund të mbrojme fëmijët online.
Advokimi i të rinjve për një Hapësirë digjitale më të sigurtë
Marta dhe Gabrieli po reflektojnë mbi modelin e platformave digjitale duke pasur parasysh sigurinë e fëmijëve, mundësitë që ofrojnë këto platforma dhe se si perspektivat e reja nga ekspertë të ndryshëm mund të kuadrojnë konceptin e mbrojtjes së fëmijëve në internet.
- Ky Panel diskuton mbi sigurinë e platformave online që nga konceptimi. Nëse do të mund të rikonceptoni një veçori të platformave më të njohura të mediave sociale sot për t'i bërë më të shëndetshme për fëmijët dhe adoleshentët, cila do të ishte dhe pse?
Gabrieli deklaron se: Do të ndryshoja logjikën se si algoritmi vendos se çfarë i shfaqet një fëmije në Internet. Aktualisht, çdo platformë ka të ndërtuar një model algoritmi me qëllim maksimizimin e përfitimieve duke matur: kohën se sa gjatë qëndron dikush në aplikacion dhe se si kjo zgjedhje formëson totalisht “materialet” që një fëmijë sheh online. Unë do të ndryshoja komplet mënyrën se si një platformë i qaset një fëmije, duke u përpjekur të ulja angazhimin e tyre online, ti shfaqja “content” edukativ, eksperimente dhe dokumentarë që i përshtaten moshës së përdoruesit.
Marta deklaron se: Shumë shpesh, diskutimet përqendrohen në heqjen e një modaliteti të dëmshëm ose në prezantimin e një filtri shtesë mbrojtëse, kur në të vërtetë asnjë filtër i vetëm nuk mund ta bëjë një platformë të sigurt. Të drejtat dhe mirëqenia e fëmijëve duhet të merren parasysh gjatë gjithë procesit të konceptimit të aplikacionit, megjithatë, disa modalitete meritojnë vëmendje të veçantë. Algoritmet e rekomanduara nuk duhet të përhapin përmbajtje të dëmshme vetëm sepse ajo ndikon në popullaritetin e tij, ndërsa teknikat e dizajnit filtrues, si listimi dhe riprodhimi automatik, nxisin përdorimin e shtuar në vend të zakoneve të shëndetshme digjitale.
- Larmishmëria e diskutimeve mbi sigurinë digjitale të fëmijëve fokusohet tek kufizimet e ndryshme të platformave digjitale. Çfarë mund të realizohet për t'i ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë të përfitojnë sa më shumë nga modalitetet pozitive që ofrojnë platformat digjitale?
Gabrieli pohon se: Të rinjtë tanimë aftësohen çdo ditë në mediumin digjital, në marrëdhënie dhe pasione të ndryshme në internet, shpesh të tilla pasione nuk do t'i kishin zbuluar kurrë. Interneti është gjithashtu plot me mundësi që shumë të rinj thjesht nuk i zbulojnë kurrë: kurse falas, libra falas, mjete studimi, komunitete të ngritura rreth një interesi të caktuar. Hendeku shpesh nuk lidhet me mungesën e aksesit, por mungesën e dukshmërisë dhe mësuesit, shkollat dhe vetë Ekspertët mund të bëjnë shumë më tepër për të orientuar aktivisht të rinjtë drejt asaj që tashmë ekziston, në vend që t'i lënë ta gjejnë rastësisht.
Marta pohon se: Pavarësisht rregulloreve të forta, si Ligji për Shërbimet Digjitale (DSA) dhe zbatimit efektiv të tij, duhet të investojmë në aftësitë digjitale të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve, duke i mbështetur të rritin ndërgjegjësimin dhe iniciativat e udhëhequra nga bashkëmoshatarët dhe të sigurojmë që organizatat që promovojnë mirëqenien digjitale të të rinjve të kenë burimet e nevojshme për të vazhduar punën e tyre. Kësisoj, mbetet e rëndësishme pjesëmarrja e të rinjve në këto panele, pasi fëmijët dhe të rinjtë janë aktualisht ekspertë në përvojën e tyre digjitale, ndaj ekspertiza e tyre do të nxisë hartimin e politikave më të forta nisur nga perspektiva e integruar e të rinjve në këto mjedise digjitale.
- A kishte ndonjë perspektivë apo argument që ju befasoi ose madje ju bëri të rishikoni qëndrimet tuaja mbi mbajtjen e fëmijëve të sigurt në internet?
Gabrieli thotë se: Duke dëgjuar panelistët, kuptova se sa pak vëmendje i kushtohet asaj që ndodh pasi një fëmijë është viktimë e sulmit kibernetik, krahasuar me rënësinë që i jepet parandalimit të tij. Ai moment menjëherë pasi diçka shkon keq, kur duhet të bëhet një raport, kur duhet të gjendet mbështetje, meriton po aq vëmendje në konceptim dhe politikë sa situatë tjetër që vjen përpara tij.
Marta thotë se: Një qasje që më ra veçanërisht në sy u shpalos nga profesori Jurgen Fegert, bashkëkryetar i panelit dhe psikiatër i fëmijëve dhe adoleshentëve. Shpjegimi i tij se si përgjatë fëmijërisë aspektet kognitive, emocionale dhe sociale të fëmijëve zhvillohen larmishmërisë dhe ndikimet që ata hasin nga përvojat online nuk mund të shihen njësoj tek çdo i mitur.
Jashtë kontrollit prindëror: çfarë teknikash ju nevojitet familjeve për të mbrojtur fëmijët e tyre
Antonia e COFACE “Families Europe” na tregoi mbi mbështetjen praktike që familjet kanë nevojë dhe për rëndësinë e platformave digjitale që vlerësojnë sigurinë në konceptimin e tyre dhe jo vetëm modalitetin e kontrollit prindëror.
- Cila është sfida kryesore me të cilën përballen familjet sot kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve në një botë gjithnjë e më digjitale?
Ritmi i shpejtë i ndryshimit teknologjik, përdorimi masiv i mediave sociale dhe platformave digjitale, si dhe kompleksiteti në rritje i rreziqeve kibernetike, kanë një ndikim të thellë në jetën familjare dhe kërkojnë që prindërit të përshtaten vazhdimisht. Vitin e kaluar, anëtarët e rrjetit COFACE “Families Europe” organizuan diskutime me prindërit dhe mësues për të diskutuar mbi zbatimin e strategjisë "Internet më i sigurtë për fëmijët". Këto konsultime, së bashku me diskutimet me organizatat familjare të të gjithë rrjetit, shpalosën se shumë prindër ndihen të mbingarkuar nga nevoja e vazhdueshme për t'u përditësuar me zhvillimet teknologjike dhe të pafuqishëm përballë modeleve të biznesit të bazuara në trajtimin dhe rikonceptimin e të dhënave.
Prindërit vazhdojnë të duan të jenë modeli kryesor që udhëheq aktivitetet digjital të fëmijëve të tyre dhe janë të etur të përmirësojnë aftësitë e tyre digjitale dhe njohuritë mbi sigurinë kibernetike, megjithatë, ata vazhdojnë të përballen me pengesa të konsiderueshme, si mungesa e burimeve dhe informacionit të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe kohës së kufizuar për t’iu dedikuar aftësimit digjital. Ata gjithashtu theksojnë se marrëdhëniet e forta, të hapura dhe të bazuara në besim me fëmijët e tyre janë mënyra më efektive për t'i mbështetur ata si prindër, shumë më tepër sesa të mbështeten vetëm në pajisje teknike ose filtra digjitalë.
- Çfarë mbështetjeje praktike u nevojitet më shumë familjeve për t'i ndihmuar fëmijët në mënyrë të sigurt në botën digjitale?
Të ndihmosh fëmijët të lundrojnë në mënyrë të sigurt në botën digjitale kërkon veprim të koordinuar nga kompanitë e teknologjisë, politikëbërësit, shkollat dhe komunitetet. Familjet nuk mund ta mbajnë të vetme këtë përgjegjësi dhe kanë nevojë për një mjedis digjital që vendos në radhë të parë të drejtat, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve. Si krijuesit dhe projektuesit e produkteve dhe shërbimeve digjitale, kompanitë e teknologjisë duhet të mbajnë përgjegjësinë kryesore, duke përmbushur detyrimet e tyre për “due diligence” (kujdesin e duhur) dhe duke garantuar që siguria e fëmijëve të jetë e integruar që në fazën e projektimit të produkteve dhe shërbimeve. Kur kompanitë nuk i përmbushin këto përgjegjësi, politikëbërësit duhet të sigurojnë që ato të japin llogari përmes një kuadri rregullator të fortë, të zbatueshëm dhe të monitoruar në mënyrë efektive. Në fund të fundit, familjet kanë nevojë për një kuadër rregullator që mbron dhe respekton të gjitha të drejtat e fëmijëve, si dhe garanton një mjedis të sigurt online, ku fëmijët mund të mësojnë, të krijojnë, të komunikojnë dhe të argëtohen.
Nëse doni të lexoni më shumë, vizitoni faqen COFACE .
- Platformat online duhet të jenë të sigurta që në fazën e projektimit, dhe jo t’ua lënë fëmijëve dhe prindërve përgjegjësinë për të menaxhuar rreziqet. Duke parë platformat online të ditëve të sotme, cilat veçori të sigurisë mendoni se po funksionojnë mirë dhe cilat veçori të tjera mund të zhvillojnë ato?
Krijimi i një mjedisi digjital më të sigurt për fëmijët kërkon që platformat të integrojnë të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve në projektimin e shërbimeve të tyre që në fazën fillestare, në vend që të mbështeten te familjet për të menaxhuar rreziqet pasi ato të shfaqen.
Akti Digjital i Shërbimit për mbrotjen e minorenëve ofrojnë një pasqyrë të plotë të masave të sigurisë që platformat online duhet të zbatojnë për të zbutur dhe parandaluar rreziqet. Veçanërisht e rëndësishme është se udhëzimet theksojnë që “mjetet në dispozicion të prindërve dhe mësuesve duhet të konsiderohen si plotësuese të masave të sigurisë që integrohen që në fazën e projektimit dhe zbatohen si parazgjedhje, si dhe të çdo mase tjetër të vendosur”
Megjithatë, vazhdojmë të shohim se shumë platforma online investojnë dhe promovojnë kryesisht mjetet e kontrollit prindëror, duke e zhvendosur në mënyrë efektive përgjegjësinë sërish te familjet, në vend që të adresojnë rreziqet në burimin e tyre.
Kjo qasje anashkalon gamën e gjerë të masave që nevojiten për të garantuar sigurinë që në fazën e projektimit të shërbimeve. Këto masa përfshijnë mbrojtjen e të miturve nga praktikat e dizajnit manipulues dhe bindës, mbrojtjen nga përmbajtjet e dëmshme, si dhe krijimin e mekanizmave efektivë, të aksesueshëm dhe miqësorë për fëmijët për raportimin e problemeve dhe kërkimin e zgjidhjeve ose dëmshpërblimit.
Nëse udhëzimet e Aktit të Shërbimeve Digjitale do të shndërroheshin në standarde të detyrueshme, të përditësuara rregullisht, neutrale ndaj teknologjisë dhe të zbatueshme në mënyrë efektive, ato mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si projektohen shërbimet digjitale dhe të ndihmojnë që të drejtat e fëmijëve të mbrohen si parazgjedhje.
| Lexoni raportin përfundimtar të panelit të kontrollit për të nxjerrë rekomandimet dhe pritshmëritë se si mund ti mbrojmë dhe fuqizojmë fëmijët në mediumet digjitale. |
Additional information
-
Target audience:TeacherStudent teacherSchool leaderOther (school staff)Teacher educatorOther (non school staff)