Skip to main content
European School Education Platform

Pyetësori mbi Aftësitë Digjitale dhe Median në Shkolla

Survey
Featured

Pyetësori mbi Aftësitë Digjitale dhe Median në Shkolla

Mjedisi i informacionit po përparon me shpejtësi të skajshme përmes inteligjencës artificiale (IA) dhe mediave sociale, duke i bërë aftësitë digjitale dhe mediatike thelbësore për shekullin e 21-të.
Schoolgirl using a smartphone in a library, highlighting media literacy challenges
Stock media provided by Yuliia / Adobe Stock © 2026 – European Union

Aftësitë digjitale dhe mediatike, duke përfshirë aftësinë për të aksesuar, analizuar, vlerësuar dhe krijuar përmbajtje mediatike në formate të ndryshme, është thelbësore për përdoruesit digjital, pjesëmarrjen demokratike dhe qendrueshmërinë kunddrejtë dezinformimit.

Shkolla luan një rol thelbësor në nxitjen e aftësive mediatike të shkrim-leximit, duke ju ofruar të rinjve mundësinë për të zhvilluar mendimin kritik dhe kompetencat praktike të nevojshme për të lundruar në ditët e sotme në mjedisin e larmishëm mediatik.

Në kuadrin evropian, korniza mediatike si Korniza e Kompetencave Digjitale 3.0 dhe kurrikula e UNESCO-s për media dhe aftësitë e informacionit i njohin kompetencat mediatike si një kompetencë thelbësore për qytetarinë aktive në shoqëritë demokratike. Përvojat dhe perspektivat e mësuesve janë të paçmueshme për të kuptuar se çfarë po funksionon, cilat sfida mbeten dhe ku nevojitet mbështetje e vazhduar për përmirësim. 

Në Mars të 2026, Komisioni Evropian ka prezantuar Udhëzuesin e përditësuar për trajtimin e dezinformimit dhe promovimin e kompetencës digjitale të të lexuarit nëpërmjet trajnimit dhe edukimit, duke ofruar mbështetje praktike të mëtejshme për mësuesit dhe trajnuesit për të trajtuar tema të tilla si inteligjenca artificiale gjeneruese, mediat sociale dhe influencuesit me nxënësit e tyre.

Ky pyetësor ka synim të mbledhë informacion mbi perspektivat e mësuesve dhe palëve të interesuara sa I takon aftësive digjitale dhe medias në shkolla, duke përfshirë prioritetet kryesore, sfidat e hasura në praktikë, qasjet ekzistuese në shkollave dhe nevojën për zhvillim profesional ose mbështetje. 

Pyetësori do të jetë i disponueshëm deri më 1 tetor 2026. Rezultatet do të publikohen në Platformën Evropiane për Arsimin Shkollor.

Additional information

  • Target audience:
    Teacher
    School leader
    Other (school staff)
    Teacher educator
    Other (non school staff)
  • Education levels:
    Early childhood, Primary, Lower secondary, Upper secondary - School education, Upper secondary - Vocational education