Praktika e Monitorimit eTwinning (MeTP)

Objektivi i MeTP 2.0 është vlerësimi i kompetencave pedagogjike, digjitale dhe bashkëpunuese, ndërgjegjësimin dhe zhvillimin përmes përfshimit në aktivitetet eTwinning (projektet, Zhvillimi Profesional, rrjetëzimi).
Në të njëjtën kohë, eTwinners do të marrin udhëzime të personalizuara të aktiviteteve të ndryshme që mund të ofrojë eTwinning.
Si funksionon?
- Logimi në https://metp.etwinning.net me username eTwinning dhe password duke plotësuar pyetësorin e vetëvlerësimit. Ju do të mësoni rreth nivelit të kompetencave pedagogjike, digjitale dhe bashkëpunuese.
- Pasi të plotësoni pyetësorin, ju mund të vizitoni faqen tuaj personale të reagimeve dhe të kontrolloni burimet e propozuara eTwinning dhe aktivitetet. Faqja do të update-ohet me burimet e reja eTwinning.
Pyetësori do të jetë në dispozicion në gjashtë gjuhë (EN, DE, FR, IT, PL, ES).
Nëse doni të kontrolloni nivelin e kompetencave tuaja digjitale, pedagogjike dhe bashkëpunuese dhe të merrni udhëzime të personalizuara përmes aktiviteteve eTwinning, nuk duhet ta humbisni këtë mundësi!